E Shtunë, 31 Tetor 2026

26 të vdekur pas një aksidenti në Meksikë

Të paktën 26 persona humbën jetën, ndërsa 27 të tjerët janë lënduar, kur një autobus ka dalë nga ura dhe ka rënë në grykën afër qytetit meksikan Tepik, 750 kilometra në veriperëndim të Meksiko Sitit.

"Autobusi ka dalë nga rruga, është përmbysur dhe ka filluar të rrokulliset nëpër grykë, duke hedhur njerëz në të gjitha anët", deklaroi përfaqësuesi i Shërbimit për mbrojtje civile të shtetit federal meksikan Najrit, Omar Landasuri.

Ai informoi se 18-të prej të lënduarve, mes të cilëve edhe 11 fëmijë, janë në gjendje kritike.

Mediat meksikane njoftuan se autobusi, me të cilin mbi 50 udhëtarë kanë udhëtuat për fundjavë drejt bregut të Oqeanit të Qetë, pas daljes nga ura është rrokullisur nëpër grykën mbi 100 metra të thellë.

Arsyet për aksidentin tani për tani nuk dihen, por supozohet se shoferi ka vozitur me shpejtësi shumë të madhe ose e ka zënë gjumi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›