E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon- Ahmedinexhadit: Jo deklarata provokative

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon ka paralajmëruar presidentin iranian Mahmud Ahmedinexhad se retorikat provokuese mund të rrezikojnë vendin.

Ban Ki Moon u takua me Ahmedinexhadin përpara mbledhjes vjetore të kësaj jave të udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Paralajmërimet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së vijnë pas deklaratës së Amir Ali Hajizadeh, një gjeneral brigade në Gardën Revolucionare Islamike, se Irani mund të fillojë një sulm parandalues ndaj Izraelit, nëse sigurohet se shteti hebre po përgatitet për sulm ndaj Iranit.

Ban Ki Moon i tha gjithashtu Ahmedinexhadit se Irani duhet të bëjë ç`është e mundur për të siguruar komunitetin ndërkombëtar se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

Irani mohon akuzat perëndimore po zhvillon në mënyrë të fshehtë armë bërthamore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›