E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në fabrikën kineze të Apple, pezullohet prodhimi

Rreth 2 mijë punëtorë janë përfshirë në një përleshje në një fabrikë kineze që prodhon produkte për kompaninë Apple. Kompania Apple ka pezulluar prodhimin në fabrikë, në pritje të një hetimi mbi incidentin.

Sipas mediave vendase rreth 5 mijë policë janë dërguar në fabrikën Foxconn në qytetin verior kinez të Taijuanit. Raportohet se policisë i është dashur katër orë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa sipas mediave 40 persona janë plagosur nga përleshjet.
 

Ende nuk dihet shkaku i incidentit, por mediat theksojnë se përleshjet nisënnjë roje sigurie goditi një punonjës.
 

Fabrika ka 79 mijë punëtorë ndërsa nuk është e qartë nëse versioni i ri iPhone 5, prodhohet në fabrikën në Taijuan. Foxconn gjithashtu prodhon produkte për Microsoft dhe Heëlett-Packard.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›