E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet për vjedhje një 29-vjeçar

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi akuzohet për vjedhjen e një lokali. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Marsel Hadaj lindur dhe banues në Këlcyrë të rrethit Përmet, i dënuar më parë për vjedhje.
 

Sipas policisë 29-vjeçari gjatë orëve të para të mëngjesit , ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit L.Q, në fshatin Nepravishtë të rrethit Gjirokastër .
 

Mësohet se ai ka marrë nga lokali mallra ushqimore , karta telefoni , pije alkolike dhe freskuese , disa steka me cigare dhe i ka fshehur sendet dhe mallrat e vjedhura në një banesë të pabanuar në fshatin Dritë të rrethit Gjirokastër,pasi ky shtetas strehohej aty.
 

Gjithashtu policia ka bërë e mundur gjetien e sendeve dhe mallrave të vjedhura në lokalin e shtetasit L.Q, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 29-vjeçarit është gjetur edhe një sasi e vogël lënde narkotike në formën e boçes.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›