Vjedh telefonin e shitëses në dyqan, ia kthen pas publikimit të videos në 'News24'- VIDEO
TIRANE - Rastet e vjedhjes pa dhunë në dyqanet e konfeksioneve në Tiranë janë shtuar gjatë muajit të fundit. Tashmë kontigjent i hajdutëve janë bërë dhe femrat mbi 25 vjeç. Në këto pamje filmike të regjistruara në një dyqan në qendër të Laprakës dy femra rreth të 30–ve janë futur si kliente për të blerë, por pas 6 minutash kanë arritur të grabisin telefonin Samsung Galaxy të njërës prej shitëseve, duke mos lënë gjurmë, pavarësisht se dyqani kishte shumë njerëz të tjerë.
Njëra prej femrave shfrytëzon ngarkesën e shitëses dhe arrin pas disa sekondash ti marrë celularin dhe ta fusë në qesen me rroba. Në të njëjtën kohë nga ana tjetër e banakut shoqja e saj e ruante që të mos e shihte njeri.
Vjedhja është konstatuar pas rreth një ore nga ana e shitëses dhe pas verifikimit të kamerave të sigurisë, qartësisht duket se femra e veshur me rroba të bardha dhe shapka kishte arritur të vidhte qetësisht telefonin.
Pas publikimit të videos në “News24” autorja i ka kthyer sot telefonin shitëses, ndërsa nuk është ndaluar ende nga policia.
Në analizat e vazhdueshme të prokurorisë dhe policisë së kryeqytetit krimi i vjedhjes është konsideruar si më problematiku, ndërsa zbulueshmëria vazhdon të jetë në nivele të ulëta.
(er.nu/s.koka/BalkanWeb)