E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban Ki Moon: Egjipti të respektojë të drejtat e njeriut

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, u ka bërë thirrje autoriteteve të Egjiptit të përmbahen nga përdorimi i dhunës.

Ban Ki Moon kërkoi “respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut".

“Ne duhet të dëgjojmë me vëmendje zërin e popullit, aspiratat, sfidat dhe shpresat e tij për një të ardhme më të mirë”, tha Ban Ki Moon.

Ai i bëri këto komente në samitin e Unionit Afrikan, që u hap sot në Adis Ababa.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›