Venezuelë, shperthen depoja e armëve

Të paktën 40 persona u plagosën sot nga një shpërthim në një depo municionesh dhe armësh në veri të Venezuelës, njoftuan burime zyrtare, duke vënë në dukje se origjina e shpërthimit ishte ende e panjohur.
"Një shpërthim ka ndodhur në një depo armësh dhe ka shkaktuar shpërthime të tjera municionesh. Po presim të qetësohet situata për të filluar hetimin", deklaroi ministri i Mbrojtjes, gjenerali Carlos Mata Figueroa, për televizionin publik VTV.
Shpërthimi shkaktoi një zjarr që ishte i dukshëm në një distancë prej disa kilometrash.Kjo ka ndodhur në një depo ushtarake të një kompanie publike në qytetin e Maracay.