E Diel, 1 Nëntor 2026

Bjellorusia liron të burgosurit, BE përgatit sanksionet

Autoritetet bjelloruse kanë liruar shtatë të burgosur, përfshirë ish-kandidatin presidencial, Vladimir Neklajev. Ata ishin arrestuar në protestat e dhjetorit, që kundërshtonin rizgjedhjen e Aleksander Lukashenkos në postin e presidentit të vendit.

Lirimi vjen në prag të njoftimit të BE-së për rivendosjen e ndalesës së udhëtimit për Lukashenkon dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, në përgjigje të shtypjes së protestuesve pas zgjedhjeve.

Shtetet e Bashkuara po ashtu kanë thënë se po shqyrtojnë sanksionet e mundshme për Bjellorusinë dhe kanë bërë thirrje për lirimin e të burgosurve politikë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›