E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Keqardhje për viktimat në Egjipt

Keqardhje për jetët e humbura dhe një kujtesë për ndërrimin historik të pushtetit në muajin shkurt. Ky ishte thelbi i mesazhit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon drejtuar autoriteteve egjiptjane pas përleshjeve të përgjakshme me sfond fetar që morën 25 jetë njerëzish.

Ban beri thirrje per mbrojtjen e te drejtave te njeriut per te gjithe egjiptjanet, pavaresisht besimit qe kane. Mijera te krishtere protestuan te dielen ndaj djegies se nje kishe nga ekstremistet muslimane. Ai qe nisi si tubim paqesor, shume shpejt mori kthese te dhunshme dhe forcat e sigurise hapen zjarr mbi turmen. Njerezit e mbledhur per t`i bere homazhe viktimave ne katederalen Kopte te Shen Markut ne Kajro, akuzuan drejtuesit ushtarake te vendit se deshtuan t`i mbrojne besimtaret e krishtere nga ekstremistet islamike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›