Çeki, Topalli: Opozita bllokuese e integrimit

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nga Çekia ka akuzuar opozitën se me qëndrimin e saj bllokues ndaj ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar po adapton politika të shekullit të kaluar dhe se po bllokon proceset integrues të vendit. Në këtë mënyrë është shprehur zonja topalli gjatë një takimi me Sekretarin e Shtetit për çështje të BE-së në Çeki, Jiri Schneider.
“Parlamenti shqiptar ka kaluar rreth 400 ligje, ndërsa 4 të tjera të cilat kërkojnë 3/5 e votave, nuk janë arritur të miratohen për shkak të refuzimit të opozitës. Bojkoti dhe bllokimi nga ana e opozitës kanë dëmtuar vendin. Bojkoti është një praktikë anakronike, një praktikë e shekullit të kaluar, që bëhet për interesat personale të dikujt. Ne, kemi vullnetin e plotë të bashkëpunojmë për miratimin e këtyre ligjeve. Integrimi mbetet një objektiv kombëtar dhe ne jemi të vendosur të përmbushim çdo gjë që varet nga ne” tha Topalli.
Nga ana tjetër zyrtari I lartë cek ka siguruar zonjën Topalli se vendi i tij do të mbështesë Shqipërinë në rrugën integruese drejt Bashkimit Europian, ashtu siç ndodhi edhe me procesin e liberalizimit të vizave. Ky qëndrim është konfirmruar edhe nga Kryetarja e Kuvendit të Çekisë, Miroslava Nemcova gjatë takimit me kryeparlamentaren Topalli. Gjatë këtij takimi dy kryeparlamentaret theksuan se marrëdhëniet shumë të mira mes Çekisë dhe Shqipërisë duhet të përkthehen në një bashkëpunim edhe më konkret ekonomik.