Ban Ki Moon: Nuk besoj se do të firmoset një marrëveshje për klimën
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon u shpreh se udhëheqësit botërorë vështirë se mund të bien dakord për një traktat të ri mbi ndryshimet e klimës në konferencën e Kopenhagenit. Ban Ki Moon i bëri këto komente në Londër ndërkohë që përfaqësuesit e vendeve afrikane dolën nga bisedimet për çështjen e klimës që po mbahen në Barcelonë në prag të samitit të Kopenhagenit.
Ai u tha gazetarëve se krerët e shteteve, në takimin e Kopenhagenit mund të mos arrijnë dot marrëveshje mbi të gjitha hollësitë e një traktati që do të zëvendësonte Protokollin e Kiotos, i cili është zhvilluar në vitit 1997. Por shefi i OKB-së tha se është në një farë mase optimist se takimi i Kopenhagës do të jetë një element i rëndësishëm në riafirmimin e vendosmërisë për arritjen e një traktati të ri.