Ban Ki-Moon: Përdorimi i armëve kimike në Siri do të hetohet
NJU JORK- Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki moon deklaroi pak më parë, pas një bisede telefonike me presidentin francez, François Hollande, se ''përdorimi eventual i armëve kimike në Siri duhet hetuar me doemos dhe pa vonesa të mëtejshme".
''Këto sulme eventuale me armë kimike do të hetohen me doemos dhe pa vonesa të tjera'', u shpreh Ban Ki-moon.
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar zëvendëses së tij, Angela Kane të niset menjëherë drejt Damaskut.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, të mërkurën e ka mbështetur nisjen e hetimit të menjëhershëm të sulmit që thuhet se është bërë një ditë më parë, por deklarimi i Këshillit nuk ka thënë nëse sulmi duhet të hetohet nga ekipi i ekspertëve që tashmë është në Siri.
Kundërshtarët e presidentit Bashar al Assad kanë thënë se numri i viktimave shkon nga disa qindra në mbi 1 mijë.
Qeveria siriane e ka hedhur poshtë akuzën se ka përdorur armë kimike.
(m.a/BalkanWeb)