Një dentist shpreson të klonojë John Lennon
SHBA- Një dentist, i cili ka blerë dhëmbin e John Lennon në një ankand para dy vitesh, shpreson të klonojë legjendën e “The Beatles” duke shfrytëzuar ADN-në e tij.
“Nëse shkencëtarët mendojnë se mund t’i klonojnë viganët, atëherë John Lennoni mund të jetë i ardhshmi”, ka thënë Michael Zuk për The Examiner.
Stomatologu nga Edmontoni i Kanadasë u bë kryetemë në media kur pagoi 30.000 dollarë për dhëmbin e këngëtarit të ndjerë në vitin 2011.
“Shumëkush do të thotë se jam i çmendur, por unë mendoj se është fantastike”, pati deklaruar ai asokohe.
Megjithatë, shkencëtarët thonë se është thuajse e pamundur që të klonohet një majmun, e le më një anëtar i “The Beatles”.
(m.a/tg/BalkanWeb)