Ban Ki Moon: Përpjekje për zgjidhje diplomatike të Sirisë
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, është takuar me ambasadorët e Këshillit të Sigurimit rreth bllokimit të përpjekjeve diplomatike për fundin e konfliktit në Siri.
Bisedimet kanë pasuar raportet se i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe për konfliktin në Siri, Lakhdar Brahimi, po përgatitet të largohet, për shkak të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare.
Pikëpamjet e kundërta mbi konfliktin kanë penguar formimin e një fushate të unifikuar ndërkombëtare.
Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Qeveria siriane të lërë pushtetin, ndërsa Rusia ka refuzuar vazhdimisht ndërhyrjen ndërkombëtare.