E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbët e veriut të Kosovës këmbëngulin: Se pranojmë marrëveshjen

Kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristiç, ka thënë se nuk ka shanse që serbët e Kosovës, të pranojnë marrëveshjen e arritur në Bruksel.

Marrëveshja, e cila serbët do ti vinte nën Kushtetutën dhe ligjet e Prishtinës, është e papranueshme për cilindo serb në Kosovë. Lufta jonë kryesore është që të mbetemi në sistemin e Serbisë, gjë që na garanton edhe Kushtetuta e Republikës, ka thënë Ristiç për gazetën beogradase Politika.

Serbët e veriut të Kosovës kanë kundërshtuar marrëveshjen, duke kërkuar fillimisht nga Beogradi refrendum për të, ndërsa Gjykata Kushtetuese e Serbisë që të japë mendimin në lidhje me ligjshmërinë e saj.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të vizitojë Kosovën.

Ristiç ka thënë se Vuçiç është i mirëpritur në veri të Kosovës, por ka këmbëngulur se qasja e serbëve nuk do të ndryshojë.

Për Beogradin është i rëndësishëm zbatimi i marrëveshjes me Kosovën, pasi synon që në muajin qershor të marrë datën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›