E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA 5 vjecari vret aksidentalisht te motren 2 vjec

Një fëmijë 5 vjecar, i cili po luante me armën e tij lodër, ka qëlluar dhe ka vrarë motrën e tij 2 vjecare. Tragjedia ka ndodhur në Kentaki të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një konte rurale në Kumbërlend. Vogëlushja është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë pa arritur atje. Arma ishte një pushkë për fëmijë, dhe i ishte dhuruar pesë vjecarit në fund të vitit. Sipas poliocisë fëmija luante shpesh me të dhe prindërit nuk ishin në dijeni se kishte ende një plumb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›