E Diel, 1 Nëntor 2026

Barca trajneri Vilanova flet pas humbjes me Bajernin

Lionel Mesi mund të ishte dëmtuar rëndë nëse do të kishte luajtur ndaj Bajernit. Këtë e pohoi pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova.
Barça u mund në Champions, 0-3 nga skuadra gjermane dhe Mesi qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, por edhe lojtarët kryesorë Ksavi dhe Iniesta, u detyruan të zëvendësoheshin.
Argjentinasi e pësoi dëmtimin në ndeshjen në kampionat ndaj Bilbaos, ndërsa prej disa javësh nuk ishte në gjendjen më të mirë.

Vilanova përgëzon Bajernin, gjermani Hajnkes do trofeun
Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, vlerësoi lart Bajernin e Mynihut, pas fitores së gjermanëve ndaj skuadrës së tij në Champions.
Vilanova pohoi se finalja gjermane është drejtë, por shprehur besimin se sezonin e ardhshëm Barça dhe Reali do të jenë rivalë të fortë.
Trajneri i Bajernit, Hajnkes, përgëzoi lojtarët e tij për fitoren, por edhe theksoi se Barça nuk është e njëjta pa Mesin.
Tashmë, ai kërkon fitoren e Championsit, ndërsa mohoi zërat se mund të bëhet trajner i Realit.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›