Ban Ki-Moon: Siria të zbatojë menjëherë planin e OKB-së
KUVAJT- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka bërë thirrje sot presidentit sirian, Bashar al-Assad të zbatojë menjëherë planin prej gjashtë pikash të OKB-së për të ndaluar gjakderdhjen në vendin e tij.
"I bëj thirrje presidentit Assad të vërë angazhimet e saj në veprim menjëherë. Nuk ka kohë për të humbur" deklaroi Ban në një konferencë shtypi në Kuvajt.
Ai njoftoi se shpallja e pranimit nga Damasku për planin prej gjashtë pikësh të propozuar nga i dërguari ndërkombëtar, Kofi Annan ishte një hap fillestar i rëndësishëm, që mund të t'i jepë fund gjakderdhjes dhe dhunës.
Ban mbërriti në Kuvajt sot për një vizitë të shkurtër, para se të shkojë nesër në Bagdad për të marrë pjesë në samitin arab, që duhet t'i kushtohet kryesisht situatës në Siri.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dekalroi se ai do të takohet me udhëheqësit kryesorë arabë në Bagdad për të diskutuar bashkë me ta se si OKB-ja dhe vendet e Lidhjes Arabe mund të punojnë së bashku për të ndihmuar të dërguarin e OKB-së dhe të Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, të zbatojë planin gjashtë pikësh.
(d.b/BalkanWeb)