E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI: Nuk po e fitojmë dot luftën kundër hakerave

NJU JORK-“Në betejën që kemi me hakerat në SHBA nuk është se po fitojmë. Kriminelët e webit janë tepër të zotë, kurse mjetet për t’u mbrojtur janë shumë të dobëta”, rrëfen Shawn Henry, numri 1 i FBI në drejtorinë për luftën ndaj krimit në internet.

Sipas tij, kompanitë duhet të bëjnë ndryshime gjigande në mënyrën sesi përdorin internetin që të ruhen nga hakerat.

Henry që lë pas 20 vitesh pune institucionin e FBI për tu përkushtuar tashmë në një shoqëri private ku do punojë si përgjegjës për sigurinë informatike.

(d.b/ANSA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›