Strakosha Jr. te Lacio, Roma mundet në merkato
TIRANE-Mediat italiane e quajnë një tratativë të vuajtur dhe një intrigë merkatoje.
Por, që nga dita e sotme, Tomas Strakosha, djali i legjendës së portës shqiptare Foto Strakosha, është pjesë e klubit italian të Lacios. 17-vjeçari, që luan në Greqi me Panioniosin, ishte në planet e Romës dhe të drejtorit sportiv të saj Valter Sabatini, madje në dhjetor mendohej se transferimi i tij në klubin verdhekuq ishte një punë e mbaruar. Por, drejtori sportiv i Lacios Igli Tare, sot ka bërë që Strakosha junior të bëhet pjesë e rivalëve të Romës.
“Ai ka mposhtur konkurrencën e Hoze Delgado Kastijo, i dalë nga të rinjtë e Kadiçes dhe i provuar në qendrën stërvitore të Formelos në muajin janar”, bën të ditur “Corriere dello Sport”. Tomas Strakosha është djali i legjendës së portës kuqezi Foto Strakosha. Ai ka lindur më 19 mars 1995 dhe konsiderohet një talent i portës. Ai ka mbrojtur ngjyrat e Panioniosit, por tashmë do të kalojë në një klub gjigand.
(d.b/BalkanWeb)