Ban Ki Moon: Tregëtia mund të stimulojë rimëkëmbjen ekonomike
Vendet e varfëra eksportuese kanë nevojë për ndihmë që të mund të kapërcejnë rënien ekonomike që pritet të ulë shkëmbimet e tregtisë botërore me rreth 10 për qind këtë vit, deklaroi sot kreu i OKB-së. Gjatë hapjes së një konference në ndihmë të tregtisë, sekretari i Përgjithshëm e OKB-së, Ban Ki-moon deklaroi se tregtia përtej kufijve "ka një potencial të konsiderueshëm për të shërbyer si motorri i një rritjeje dhe zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm". "Tregtia mund dhe duhet të jetë pjesë e përpjekjeve tona për stimulimin e rimëkëmbjes ekonomike", deklaroi Ban gjatë një takimi në Organizatën Botërore të Tregtisë, ku theksoi se shumë vende do të kenë nevojë për përmirësimin e infrastrukturës dhe të tjerë mbështetje për të kapërcyer këtë periudhë, kur kërkesa e tregut është tepër e dobët."Vetëm hapja e tregtisë nuk është e mjaftueshme. Vendet duhet të kenë një prodhim bazuar në konkurencë që të mund të eksportojnë", u shpreh ai gjatë fjalimit të tij.
Takimi i Gjenevës, ku morën pjesë krerët e Bankës Botërore, të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të disa bankave rajonale për zhvillim, nuk pritet të arrijë premtime të reja nga donatorët e mëdhenj si SHBA-ja, BE-ja apo Japonia