E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Plotësimi i kushteve nga secili vend është çelësi i të gjithave

Ministri suedez për çështje të migracionit dhe azilit Tobias Bilstrom, pret që Komisioni Evropian nga mesi i korrikut të propozojë liberalizimin e regjimit të vizave për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Para liberalizimit të vizave, Serbia me Komisionin Evropian duhet të zgjidhë çështjen e kontrollit të linjës kufitare me Kosovën si dhe çështjen e dhënies së pasaportave për qytetarët e Kosovës. BE thekson se vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet t'u mundësohet regjimin pa viza, vetëm pasi të kenë plotësuar kushtet për këtë. Ministri suedez është shprehur se nga mesi i korrikut Komisioni Evropian do të paraqitet me një projektligj, i cili do të bëjë të mundshëm regjimin pa viza deri në fund të vitit 2009, për ato vende të cilat do të plotësojnë kushtet. Në këtë kontekst ai ka hedhur idenë e tij për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë. Kur është fjala për Kosovën, Tobias Bilstrom thotë se ekzistojnë dy çështje kyçe për të cilat ende po bisedohet. Të gjitha këto në kontekstin e plotësimit të kushteve të cilat Serbisë i janë vënë në Roadmap. "Fjala është për sigurimin e kontrollit adekuat të linjës kufitare me Kosovën dhe dhënien e pasaportave serbe për qytetarët e Kosovës. Për këto çështje Komisioni Evropian po bisedon ende me autoritetet e Serbisë, dhe presidenca suedeze e BE-së po përcjell me vëmendje bisedimet. Shpresojmë që kjo çështje të zgjidhet me kohë, në mënyrë që Serbia t'u bashkohet vendeve që janë liruar nga regjimi i vizave", ka sqaruar ministri Bilstrom. Politikani suedez thekson se për ata është e rëndësishme që të arrihet një zgjidhje e pranueshme dhe e qëndrueshme. Në këtë kuadër ekziston edhe çështja e migracionit ilegal, ndërsa Bashkimi Evropian duhet të sigurojë mbrojtjen e kufirit të saj. Para liberalizimit të vizave, Serbia duhet të zgjidhë çështjen e kontrollit të linjës kufitare me Kosovën si dhe dhënien e pasaportave për qytetarët e Kosovës. Ndërkaq sa i përket mundësisë së 'getoizimit' që mund t'iu ndodhë boshnjakëve në Bosnjë e Hercegovinë, sa i përket lirisë së udhëtimit në rast se Serbia, lirohet nga regjimi i vizave ndërsa Bosnja dhe Hercegovina jo, Tobijas Bilstrom vlerëson se vëmendja duhet të përqendrohet në plotësimin e kushteve nga secili vend veç e veç. "Më e rëndësishmja është që t'i përmbahemi Roadmap-it. Në të ndodhen kushtet për liberalizimin e vizave për secilin vend. Secili vend ka problemet e tij specifike, por plotësimi i kushteve të përcaktuara në Roadmap është çelësi i të gjithave", ka theksuar Tobijas Bilstrom.
Heqja e vizave nuk do të thotë migrim në vendet e BE-së
Ndërsa për qytetarët e Maqedonisë, heqja e regjimit të vizave nuk do të thotë se ata do të mund të shkojnë në cilindo shtet të Bashkimit Evropian. Heqja e regjimit të vizave mundëson qëndrim të shkurtër në periudhë prej 90 ditëve në 25 shtetet nga gjithsej 27 të Bashkimit Evropian. Vizat për qëndrim të shkurtër do të jepen për çfarëdo qëllimi dhe për secilin qytetar pa marrë parasysh statusin social të tij. Ndërkaq Andreja Stojkovski nga Qendra Maqedonase për edukim evropian thotë së qëllimi kryesor i qytetarëve të Maqedonisë që do të dalin jashtë shtetit qëndron në gjetjen e punës. Për të marrë leje për të punuar duhet të bëjë shumë punë edhe ai vetë por edhe punëdhënësi i tij që të mund ti siguroj leje për punë, sepse shtetet anëtare të Bashkimi Evropian nuk japin aq thjeshte leje punësimi, ato duhet të jenë ose kuadro deficitare ose diçka të tillë. Puna e vetme që mund të bëjmë është të udhëtojmë të lirshëm dhe përsëri të kthehen në vend, sqaron ai. Ndërkohë qytetarët mirëpresin liberalizimin eventual të regjimit të vizave. Për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në Maqedoni, ata një hap të këtillë e konsiderojnë pozitiv pasi do t'u ofroj mundësinë për të lëvizur lirshëm në kërkim të vendeve të punës.

Last Updated on Sunday, 05 July 2009 20:13

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›