Ban Ki Moon apel Asadit: Mjat vratë popullin tuaj
Jepini fund dhunës, mjaft vratë popullin tuaj. Ky është apeli i lëshuar sot nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon për presidentin sirian Bashar al Asad.
Mesazhi i Ban Ki Moon erdhi gjatë një konference për procesin e demokratizimit të vendeve arabe në Bejrut.
Erërat e ndryshimeve nuk do të ndalojnë, - tha Moon duke iu referuar rajonit. Kombet kërkojnë respektimin e dinjitetit të tyre, fundin e korrupsionit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.