Siri, Asad shpall amnistinë e përgjithshme
Presidenti sirian, Bashar al Asad, ka shpallur amnistinë e përgjithshme për të gjitha krimet e kryera që nga nisja e revoltave në këtë vend. Lajmin e jep agjencia siriane Sana.
Sipas kësaj agjencie, amnistia përfshin krimet e kryera në konteksin e ngjarjeve të ndodhura nga 15 marsi 2011 deri në 15 janar 2012, por nuk jepen të tjera detaje.