E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon bën thirrje të evitohen përleshjet në Jemen

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon u bëri thirrje palëve që të evitojnë përleshjet e dhunshme në Jemen.
 

Jemeni është përfshirë prej disa javësh nga protesta popullore me anë të së cilave kërkohen ndryshime demokratike.
 

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, tha se ai është shumë i shqetësuar dhe po ndjek me kujdes situatën në Jemen.
 

Kreu i pallatit të qelqtë ka shprehur shqetësimin se konfliktet po destabilizojnë Jemenin dhe rajonin. Që nga nisja e protestave në Jemen janë regjistruar disa dhjetra viktima civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›