Indi, rrëzohet një avion, 10 të vdekur

Një aeroplan i vogël është rrëzuar mbi një shtëpi jashtë kryeqytetit indian të Nju Delhit gjatë natës së të mërkurës, duke i marrë jetën 10 personave.
Avioni ishte nisur drejt qytetit lindor të Patnas kur u rrëzua nga moti i keq në Fardabad ka thënë një oficer policie.
Një nga dëshmitarët e ngjarjes tha se kur avioni u përplas shpërtheu një zjarr i madh, dhe njerëzit vrapuan për të shpëtuar viktimat. Dëshmitari tha se nuk pati asnjë ndihmë nga autoritetet lokale.
Policia tha se është duke investiguar shkaqet e aksidentit.