E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon dënon filmin dhe dhunën

Nisur prej demonstratave në mbarë botën dhe sulmeve kundër ambasadave të huaja për shkak të një filmi anti-islamik, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon bëri thirrje për qetësi dhe përdorimin e arsyes.

Nuk ka asnjë justifikim për vrasjet dhe brutalitetin që ka shkaktuar shfaqja e këtij filmi në internet, tha Ban në Nju Jork. Më tej ai tha se “është e turpshme që e drejta themelore për lirinë e shprehjes së mendimit u shfrytëzua për një film të mbushur me urrejtje, një film të neveritshëm dhe qëllimisht provokues”.

                                                                                             2012-09-16 12:53
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›