PS-ja akuzon qeverinë: Po manipuloni të dhënat ekonomike

Në një deklaratë për shtyp, sekretari për programin në PS, Ilir Beqja tha se në 7 vjet mazhoranca ia ka dalë të shkatërrojë shërbimin statistikor në Shqipëri.
"Si pasojë e politizimit të skajshëm të prodhimit dhe shpërndarjes së të dhënave statistikore kemi prekur nivelin më të ulët historik të besueshmërisë", tha sekretari Beqja.
Sipas tij nga këndvështrimi i përdoruesve të të dhënave statistikore, informacioni, në rastin më të mirë, nuk është lehtësisht i aksesueshëm, e në rastin më të keq i pamundur.
"Aktualisht, jemi në shkelje flagrante të ligjit të statistikave. Sot, janë mbushur plot 260 ditë që Shqipëria është pa program të miratuar të statistikave zyrtare", tha ai.
Beqja më tej premtoi se kur të vijë PS-ja në pushtet do të rikthejë pavarësinë, besueshmërinë dhe seriozitetin e statistikave duke e vënë Institutin e Statistikave nën Kuvendin e Shqipërisë. "Ne do të zbatojmë e konsolidojmë parimet e paanshmërisë, të objektivitetit, të besueshmërisë, pavarësisë profesionale, transparencës", tha sekretari socialist.
2012-09-16 13:55