E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, Pacolli mbetet zëvendëskryeministër

Behgjet Pacolli do të mbetet zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi ka rënë dakord që AKR-së t`i jepen dy ministri shtesë.
 

Dy liderët e koalicionit janë takuar për disa orë të martën dhe kanë riformatuar marrëveshjen që pritet të nënshkruhet së shpejti”, shkruajnë mediat kosovare.
 

Sipas mediave Pacolli i ka prezantuar shefit të qeverisë planin e tij për postin e zëvendëskryeministrit. “Kreu i AKR-së ka kërkuar që të ketë mbështetjen e qeverisë dhe të kryeministrit në fushatën lobuese për njohje të Kosovës, për investimet e huaja dhe tema të tjera që lidhen me postin që ai pritet ta ushtrojë” theksojnë mediat kosovare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›