SHBA hap rrugën për naftën e kryengritësve libianë

Administrata Obama ka autorizuar hapjen e lidhjeve të biznesit me opozizën e Libisë për t`i mundësuar shitjen e naftës që kontrollohet nga kryengritësit.
Hapi do t`u lejojë forcave të opozitës të përdorin të ardhurat nga shitja e naftës për të blerë armatim dhe pajisje të tjera.
Urdhëri i lëshuar nga Departamenti i Thesarit, do t`u lejojë kompanive amerikane që të angazhohen në transaksione të naftës, gazit natyror dhe prodhimeve të tjera, nëse nga këto përfiton opozita e Këshillit Kombëtar Kalimtar të Libisë.