Zëvendësuesi i Feith, nga Anglia ose Gjermania

Gjermania dhe Londra janë pretendente kryesore për të marrë postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë dhe Bosnje.
Nëse përfaqësuesi i Londrës zyrtare vjen në Kosovë, atëherë automatikisht vendi tjetër i takon përfaqësuesit të Berlinit”, shkruajnë mediat kosovare.
Nëse këto dy shtete nuk arrijnë të merren vesh për postin e përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, ka mundësi që në garë të për të dërguar përfaqësues mund të jetë edhe Austria.
Ndërkohë ditën e djeshme mediat kosovare theksun se kandidate për postin e përfaqësuesit special të BE-së në Prishtinë është Ulrike Lunacek, politikane e Partisë së Gjelbër të Austrisë, e cila aktualisht është raportuese e Parlamentit Evropian për Kosovën.