E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia kërkon referendum për reforma

Kryeministri grek, George Papandreu, bëri të ditur se Greqia do të mbajë një referendum rreth paketës së ndihmës, e cila duket se nxorri vendin nga telashet javën e kaluar.

Liderët e Eurozonës ranë dakort javën e kaluar për t`i dhënë Athinës zyrtare një paketë të dytë ndihme prej 130 miliardë eurosh dhe për t`i shlyer 50 për qind të borxhit aktual.

Papandreu tha se ka nevojë për mbështetje më të gjerë politike për reformat e kërkuara nga liderët ndërkombëtarë.

Raportet thonë se referendumi mund të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të jetë i dyti që po mbahet në këtë shtet në 40 vitet e fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›