E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon i shqetësuar për të drejtat e njeriut në Libi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka deklaruar se ish-rebelët në Libi janë duke mbajtur të burgosur rreth 7 000 persona, shumica prej të cilëve afrikanë.
 

Ban Ki Moon ka cituar disa raporte që flasin për torturimin e të burgosurve, shënjestrimin e disave për shkak të ngjyrës së lëkurës, edhe për burgosjen e fëmijëve në mesin e të rriturve.

Sekretari I përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se ka “raporte shqetësuese” për krime lufte nga të dyja palët, si nga rebelët ashtu edhe nga ish-forcat qeveritare në Sirte, ku më 20 tetor u kap dhe më pasu u vra dhe ish-presidenti i këtij vendi, Muamer Gadafi.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›