E Shtunë, 31 Tetor 2026

Talebanët sulmojnë një konvoj të NATO-s

Një zyrtar afgan njoftoi se rreth shtatë rojtarë afganë që punonin për një kompani private të sigurimeve, janë vrarë në perëndim të shtetit kur sulmuesit talebanë i zunë pritën një konvoji që transporonte mallra për NATO-n.

Konvoji u sulmua në qarkun Bekva të krahinës perëndimore Farah.

Një zëdhënës i guvernatorit të krahinës tha se luftimet zgjatën dy orë, ndërsa përfunduan pas ndërhyrjes së policisë afgane.

Ai mohoi që trupat ndërkombëtare të kenë qenë të përfshira.Dhjetë vetura thuhet se u shkatërruan gjatë sulmit.

Zëdhënësi nuk ishte në dijeni për gjendjen e sulmuesve talebanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›