Fyle: Bashkëpunimi pozitë-opozitë, faktor kyç për integrimin
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në kuadër të vizitës së tij në Bruksel është takuar pasditen e sotme me komisionerin për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle.
Në në fokus të bisedimeve mes tyre ishte situata politike në Shqipëri. Gjatë bisedimeve komisioneri për zgjerim në Komisionin Europian Stefan Fyle ka vlerësuar mbështetjen e Partisë Socialiste në integrimin e Shqipërisë dhe e ka cilësuar si faktor kyç në politikat integruese bashkëpunimin pozitë-opozitë.
“Integrimi duhet të jetë axhendë kombëtare dhe politika shqiptare duhet të mbështesë axhendën europiane.Vlerësoj rolin e PS-së në integrimin e vendit dhe ritheksoj domosdoshmërinë e bashkëpunimit pozitë-opozitë”-ka thënë Fyle. Në vazhdim Rama do të ketë takime të veçanta edhe me përfaqësues të Partive Europiane Socialiste.
Vizita e shefit të opozitës vjen vetëm disa ditë pas arritjes së marrëveshjes me Partisë Socialiste dh asaj demokratike në lidhje me ngritjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, reformën parlamentare dhe paketa e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament.
Kreu i PS-së Edi Rama gjatë vizitës në Bruksel shoqërohet nga deputetët Taulant Balla dhe Ditmir Bushati.