Ban Ki Moon kërkon dialog për veriun e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka bërë thirrje për zgjidhje të çështjes së veriut përmes dialogut, duke e konsideruar të papranueshme mbylljen e kufirit.
"I kam takuar përfaqësuesit e të dyja qeverive gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York dhe iu thashë se duhet ti zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet përmes dialogut" ka thënë Ban Ki Moon në Bern.
Eshtë e papranueshme që kufiri të mbetet i bllokuar, ka thënë Ban duke shtuar se është e nevojshme një marrëveshje përmes dialogut për problemet historike dhe politike.