E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filluan porositë për biografinë e Stiv Xhobsit

Libri flet për jetën e emrit legjendar Stiv Xhobs, personit që ndryshoi  jetën e përditshme të miliona njerëzve me anë të risive të sjella në fushën e kompjuterit, muzikës dhe telefonave celularë dhe do të dale në shitje në fund të muajit tetor.

Porositë për librin “Stiv Xhobs–biografi” kanë filluar të merren në faqen “Teknosa.com”. Krahas kësaj porositë mund të bëhen edhe nëpërmjet revistës “SDN Teknosa”. 

Personat që bëjnë porosinë në “Teknosa.com”  dhe “SDN Teknosa” mund ta marrin librin me 20 % zbritje.

Përdoruesit e kompjuterit mund të klikojnë në: www.teknosa.com/sdnteknosamagazin; nga iPad http://itunes.apple.com/tr/app/sdn-magazine/id445812455?mt=8 dhe nga iPhone http://itunes.apple.com/tr/app/sdn-teknosa/id450721312?mt=8, për të bërë porositë.

Libri gjendet vetëm në dyqanet Teknosa

Libri me biografinë e personit që hodhi firmën e shumë zbulimeve si Maintosh, iPod, iPhone dhe iPad do të kushtojë 16 euro dhe do të gjendet vetëm në dyqanet Teknosa.

Ky libër përfshin edhe dorëheqjen e emrit legjendar të “Silikon Valley”, Stiv Xhobs, dhe është rezultat i një pune dy vjeçare të autorit. Ai bazohet në mbi 40 intervista me Stiv Xhobs si dhe në komente të pjesëtarëve të familjes, miqve të afërt dhe kolegëve të punës. 

Steve Jobs - Biografi
•    Autori : Walter Isaacson
•    Biografi
•    Botimi i pare: Tetor 2011
•    Numri i faqeve: 540
•    Madhësia: 15x23 cm
•    Çmimi: 16 euro

/Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-10-17 14:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›