E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanino: Ballkani ka nevojë për reforma

Sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të BE-së, deklaroi në Shkup se vendet e rajonit të Ballkanit duhet të punojnë më shumë në realizimin e reformave të parapara nga Komisioni Evropian.
“Vendet nga rajoni, përfshirë edhe Maqedoninë, deri në raportin e ardhshëm për progress , duhet të fokusohen në reformat në gjyqësor dhe administratën publike, lirinë e të shprehurit, përshpejtimin e bashkëpunimit rajonal dhe qëndrueshëmrisë ekonomik” tha Stefano Sanino në konferencën me temë "Sfidat evropiane të vendeve nga Ballkani Perëndimor" e bëri Stefano Sanino.
Sipas tij rekomandimi i përsëritur për Maqedoninë tregon se Brukseli i njeh përpjekjet e qeverisë, ndërsa përfitimet pranohen dhe mbështeten. Ndër të tjera sekretari i përgjithshëm i Drejtorisë për zgjerim të BE-së theksoi se Maqedonia së shpejti do të fitojë datë për fillim të negociatave.

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›