E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon kërkon hetim të pavarur për raportin e Dick Martit

Nju Jork, 10 maj, NOA – Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon e ka dërguar në Këshillin e Sigurimit kërkesën e Serbisë, që kjo organizatë botërore të udhëheq një hetim për pohimet e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dick Martit për tregti me organe njerëzore në Kosovës.

Sipas një njoftimi të OKB-së, siç transmeton Evropa e Lirë, Ban Ki-moon ka përkrahur një hetim të pavarur për këto pohime.

Mësohet se në raportin e fundit tremujor për Kosovës, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë të enjten, potencohet se nevojitet një hetim i paanshëm dhe i pavarur për gjoja tregtinë me organe njerëzore në Kosovës, me program të fortë për mbrojtje të dëshmitarëve dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha palëve.

NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›