E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamentarë holandezë vijnë në Kosovë

Nga Express më 09 maj 2011 në ora 21:03

Një delegacion parlamentar nga Holanda vjen sot në Kosovë ku për dy ditë deputetët holandezë do të kenë takime me disa homologë të tyre nga Prishtina.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, delegacioni holandez do të takohet me kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, me Komisionin Parlamentar për Integrim Europian dhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

Ky delegacion kryesohet nga Gerda Verburg (CDA), kryetare e Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane. Ndërkaq në përbërje të këtij delegacioni janë edhe: Harry van Bommel (SP), zëvendës kryetar, si dhe anëtarët e komnisionit: Louis Bontes (PVV), Henk Jan Ormel (CDA), Han ten Broeke (VVD), Gerard Schouë (D66), Pierre Heijnen (PVDA).

Delegacioni shoqërohet nga ambasadori holandez në Prishtinë Robert Bosch, si dhe nga bashkëpunëtorë profesionalë nga Parlamenti holandez.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›