Ban Ki-Moon kritikon Izraelin

Planet e shpallura të Izraelit për ndërtimin e banesave të reja në territoret e okupuara palestineze mund të jenë brengosje e thellë, nënvizoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, në bisedën telefonike me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas Banit, hapat e tilla i prishin përpjekjet për arritjen e paqes dhe gjithnjë e më shumë paraqesin shkelje të së drejtës ndërkombëtare.
Sekretari i përgjithshëm i bëri thirrje Netanyahut që urgjentisht të urdhërojë ripërtëritje të transferimit të parave nga taksat tatimore dhe doganore për palestinezët, transmetojnë mediat amerikane.
Izraeli njoftoi për ndërtimin e banesave të reja dhe e ndërpreu pagesën e rreth 100 milionë dollarëve, të cilat i ka mbledhur në emër të pushtetit autonom palestinez, pasi UNESCO-ja në muajin e kaluar i ka pranuar palestinezëve për anëtare të plotfuqishme në këtë organizatë.