Heynckes e shijon kualifikimin

Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, po e shijon kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, një xhiro pa përfunduar faza e grupeve.
Bavarezët e mposhtën Villarrealin 3:1 të martën për të ecur përpara.
“Ishte e rëndësishme që ta siguronim kualifikimin para xhiros së fundit. Nuk më ka pëlqyer fakti se pësuam gol në pjesën e dytë, sepse ndeshja është rihapur. Ishte një grup mjaft i vështirë, me skuadra që vinin nga katër kampionatet më të forta të Evropës, por ia dolëm”, deklaroi trajneri gjerman pas ndeshjes.