Ban Ki-Moon në Gazë
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, kaloi sot nga Izraeli në Rripin e Gazës, për një vizitë të shkurtër, në kuadër të turneut rajonal, që synon ripërtëritjen e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
Rripi i Gazës është pothuajse që tri vjet nën bllokadën e Izraelit, për shkak të udhëheqjes së Hamasit.
Ban Ki-Moon e ka vizituar pjesën e qytetit të Gazës, që është dëmtuar nga lufta dhe ka paraqitur solidaritet me banorët.
Të shtunën, ai kërkoi nga Izraeli që ta ndalë ndërtimin e vendbanimeve në territoret e okupuara në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.
I dërguari amerikan, George Mitchell udhëtoi dje për në rajon, për të kërkuar nga izraelitët dhe palestinezët që t’i fillojnë bisedimet indirekte për paqe, pasi është bërë një vit e më tepër, që nuk janë takuar.