E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon nis sot turneun ballkanik

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun nis sot një turne disa-ditor në vendet e Ballkanit Perëndimor, gjatë të cilit do të vizitojë të gjitha ish republikat jugosllave si dhe Republikën e Kosovës.

Vizitën e tij të parë ai do ta zhvilloj në Slloveni ku do të takoj kryeministrin Janez Jansha, presidentin Danillo Turk dhe kryetarin e Kuvendit Gregor Virant.

Më pas, ai do të udhëtoj në Kroaci, ku gjatë qëndrimit tre-ditor në Zagreb dhe Brion do të zhvillojë bisedime me krerët e shtetit.

Ban Ki Moon do të udhëtoj më pas drejt Malit të Zi për t`u takuar me presidentin Filip Vujanoviç dhe liderët e tjerë malazezë.

Për të hënën është planifikuar vizita në Serbi, ku do të zhvillojë bisedime me presidentin e ri nacionalist, Tomisllav Nikolliç, të mandatarin për qeverinë e re, Ivica Daçiç dhe shefin në largim të diplomacisë, Vuk Jeremiç.

Më 24 korrik, Ban Ki Moon do të vizitojë Kosovën, ku përveç takimeve me përfaqësues të UNMIK-ut, do të zhvilloje bisedime me liderët e institucioneve kosovare.

Ban më pas viziton Maqedoninë, ndërsa turneun e përmbyll me qëndrimin në Bosnje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›