Kosova Rusia deshton ne OKB
Iniciativa e Rusisë që të debatohet në Kombet e Bashkuara për vrasjen e dy serbëve në Talinic të Ferizajt, e cila kishte kërkuar që kjo vrasje të trajtohet e motivuar etnikisht, ka dështuar. Në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së martës me dyer të mbyllura në Selinë e Kombeve të Bashkuara, me kërkesë të Rusisë ishte futur si çështje diskutimi vrasja e çiftit serb, që ka ndodhur ditë më parë në Talinoc të Ferizajt, si dhe pretendimet e Rusisë se në Kosovë po trajnohen opozita siriane. Iniciativa e Rusisë, nuk është përkrahur nga shumica e ambasadorëve, duke i quajtur hipoteza të paargumentuara. Pretendimet që vinin nga Rusia dhe Serbia, janë kundërshtuar fuqishëm nga SHBA-ja, Anglia, Gjermania, Franca dhe shumë shtete tjera.
Ambasadorët perëndimore kanë vlerësuar së bëhet fjalë për incidente të izoluara, raportojnë mediat serbe duke cituar burime anonime brenda takimit.
Ambasadorët e vendeve anëtare të KS së OKB-së nuk kanë arritur asnjë përfundim, pasi që bëhet fjalë për konsultime, e jo për seancë.