Siri vritet ministri dhe zv/ministri i Mbrojtjes
Ministri dhe zv.ministri sirian i Mbrojtjes kanë mbetur të vrarë në një atentat në Damask. Zv/ministri Assef Shaëkat, kunati i presidentit Bashar –al-Assad ka qenë shefi i shërbimeve sekrete dhe konsiderohet si një pjesë e njerëzve më me potencë të regjimit. Ai dhe ministri i Mbrojtjes Daoud Rajha ishin ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentit. Në atentat kanë mbetur të plagosur edhe ministri i jashtëm dhe shefi aktual i shërbimeve sekrete.
Atentati, një sulm vetëvrasës i kryer nga një kamikaz, që bënte pjesë në grupin e sigurisë, është marrë përsiper nga dy grupe, legjioni i islamit dhe ushtria e lirë siriane.
Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian dhe të tjerëve erdhi si pasojë e goditjes së një ndërtese të forcave të sigurisë në Damask.
Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.
Situata në Damask po përkeqësohet nga ora në ore. Prej ditësh beteja është zhvendosur në pjesët qendrore të kryeqytetit.