E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon nis vizitën në Lindjen e Mesme

Uashington - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun po përgatitet të shkojë në Lindjen e Mesme në përpjekje për një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë. Moon niset sot për një vizitë në Lindjen e Mesme gjatë së cilës do të ndalet në Izrael, Bregun Perëndimor, Jordani, Turqi, Siri, Liban dhe Kuvajt. Ai tha se do t’i bëjë thirrje të dyja palëve të pranojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit që kërkon armëpushim të menjëhershëm.

Këshilli i Sigurimit e miratoi rezolutën javën e kaluar. As Izraeli dhe as Hamasi, nuk e kanë përfillur rezolutën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›