Karter: Marrëdhëniet me Kinën, më të rëndësishmet në botë
Pekin - Ish presidenti amerikan Xhimi Karter ka komentuar rëndësinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kinën. Sipas tij, marrëdhëniet diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë më të rëndësishmet në botë. Pjesëmarrës në ceremoninë në Pekin me rastin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike zyrtare mes dy ish rivalëve të Luftës së Ftohtë, theksoi rëndësinë që këto marrëdhënie kanë për të dyja vendet.
Ish presidenti Karter dhe udhëheqësi i atëhershëm kinez Deng Xiaoping e shpallën normalizimin e marrëdhënieve më 1 janar 1979, pas disa vite negociatash të fshehta.
Zoti Karter tha se Presidenti i zgjedhur Barak Obama i kishte kërkuar që t’i transmetonte përshëndetjet e tij personale udhëheqësve kinezë. Ai tha se zoti Obama shprehu angazhimin e tij për të vazhduar respektin e ndërsjellë që dy vendet kanë patur gjatë 30 vjetëve të kaluar, citon Zëri i Amerikës.