Mitt Romney do të hyjë në histori

Në një garë të hapur për kandidaturën republikane për president të SHBA-së, asnjë republikan nuk ka fituar ndonjëherë edhe në Iowa, edhe në New Hampshire, siç bëri Mitt Romney. Asnjë nuk ka arritur në vendin e katërt apo të pestë në New Hampshire, siç arritën Newt Gingrich dhe Rick Santorum, të cilët u bënë edhe kandidatë. Asnjë nuk e kishte dështuar plotësisht Iowa-n, ashtu si bëri Jon Huntsman dhe duke fituar më pas gjetkë.
Asnjë nuk e mori veten kaq shpejt si Rick Perry, pasi mori 1 për qind në shtetin e granitit (New Hampshire). Dhe asnjë më parë nuk ishte kandiduar pas një dështimi që në rrethet e para, pozicion ky në të cilin e gjeti veten Ron Paul. E gjithë kjo tregon se historia do të shkruhet këtë vit dhe s’ka rëndësi se ç’ndodh më pas.
Fokusi të martën e kaluar ishte më shumë në diferencën e fituesit, se sa në vetë fitoren. Romney fitoi në New Hampshire, me një epërsi prej 16.4 pikë mbresëlënëse.
Tradicionalisht, New Hampshire i ka kushtuar pak vëmendje ngjarjes së madhe të Iowa-s - vendit të dytë mbresëlënës të Santorumit. Ai përfundoi më pas i pesti.
Të gjashtë kandidatët kanë burime të mjaftueshme për të luftuar fort në garën e ardhshme, në Karolinën e Jugut, më 21 janar. Tashmë, për të bërë fushatë në televizionet e këtij shteti janë hedhur mbi 6 milion dollarë, ku më shumë se 4 milion dollarë prej të cilave kanë shkuar për fushatën e Gingrichit dhe Romneyt. Është e rëndësishme të kuptohet se Karolina e Jugut nuk përfshin tërësisht pjesën jugore të SHBA-së, siç përfshijnë për shembull, Misisipi dhe Alabama. Konservatorët në veri të rajonit (përfshirë Spartanburg) të pamësuar me rezultatet e Romneyt mund të jenë më të gatshëm të mbështesin zotërinjtë Gingrich dhe Santorum, ndryshe nga ç’bënë homologët e tyre në New Hampshire, që kishin ndjekur me kujdes pozicionin e palëkundur konservator të Romneyt në lidhje me çështjen e abortit dhe të martesës, kur ai kishte qenë Guvernator i Massachusettsit fqinj.
Konservatorët dominojnë rajonin e ashtuquajtur Midlands të Karolinës së Jugut (përfshirë Columbian, kryeqytetin e shtetit), ndërsa në vendet e ulëta bregdetare (duke përfshirë edhe Charleston) banojnë shumë pensionistë të Midwesternit. Në vitin 2008, Romney dhe John McCain patën një rezultat më të mirë në dy rajonet e fundit, se sa në ato të sipërme. Prania e konservatorëve gjithandej në mbrojtjen kombëtare solli ndërlikime negative për Paulin, me theksin e madh që ai vuri tek “izolimi”. Dhe shkalla e lartë e papunësisë në këtë shtet, në 9.9 për qind, e bën ekonominë çështjen nr. 1.
Karolina e Jugut do të jetë mundësia e fundit për disa kandidatë. Do të jetë e vështirë për të justifikuar vazhdimin e garës pas renditjes në fund në tri garat. Ju nuk do ta mësoni këtë duke dëgjuar ankesat e disa republikanëve. Tingëllon mjaft e çuditshme, kur ish-Kryetari i Dhomës së Republikanëve (Gingrich), ish-numri 3 në lidershipin e Senatit Republikan (Santorum), një ish-kryetar i Shoqatës së Guvernatorëve Republikanë ( Perry) dhe një ish zëvendës-shef i stafit presidencial (William Kristol) dhe të tjerë paralajmërojnë që të lejohet zgjedhja e kandidatit republikan nga "establishmenti". Nëse ka një "establishment ne GOP (nofka e Partisë Republikane)", ata janë me siguri pjesë e saj. Duke thënë më shumë mbi këtë çështje, një komitet i vogël i anëtarësisë nuk do të drejtojë procesin. Asnjë grup i lidhur me pushtetin nuk mund t’i bëjë trysni të tjerëve për t’u bashkuar në mbështetje të një kandidati. Miliona votues republikanë dhe komitete drejtuese do të zgjedhin kandidatin e Partisë Republikane. Kjo është një gjë mjaft e mirë për shumicën prej nesh.
Ka një sugjerim për kandidatin kryesor, Romneyn, në ankesën e Gingrich, sipas të cilit reklama negative në Iowa dëmtoi kandidaturën e tij atje. Më pas televizioni kabllor, moria e debateve dhe interneti, e bënë të gjithë procesin më të kuptueshëm për të gjithë vendin. Mbështetja e për Gingrichin në Karolinën e Jugut ra për 25 pikë në dhjetor, sipas sondazhit të CNN/TIME/OCR, ku votuesit e Shtetit Palmetto reaguan pa i parë fare reklamat më pas. Nëse Romney zgjidhet si kandidat, ai mund të pësojë të njëjtin dëm, kur fushata e Obamës të transmetojë reklama negative duke sulmuar Bain Capital, një gjë që me siguri ajo do ta bëjë.
Rivalët e Partisë Republikane janë duke e bërë një gjë të tillë tashmë. Republikanët ka shumë të ngjarë të injorojnë kritikat mbi Bain, sepse ata në përgjithësi i përkrahin biznesmenët e suksesshëm. Por, nuk do të jetë ky rasti në zgjedhjet e përgjithshme. Z. Romney mund ta ndihmojë veten jashtëzakonisht shumë nëse ai përdor javët që vijnë për t’u përballur me forcë me këtë çështje. Fjalët e tij në Karolinën e Jugut dhe Florida do të dëgjohen nga dhjetëra miliona amerikanë. (Wall Street Journal)