Ban Ki-moon: OKB kërkon ndryshimin në vendet arabe

“Protestat në Egjipt dhe Tunizi u nxitën nga pasiguria, varfëria, pakënaqësia, korrupsioni ose mungesa e demokracisë. Që prej vitit 2002, OKB-ja gjithmonë ka kërkuar ndryshime për më tepër demokraci, sidomos në vendet arabe”, bëri të ditur ai përpara Konferencës për sigurinë.
Megjithatë, kreu i OKB-së theksoi se “trazirat në botën arabe përbëjnë një lloj mikrokozmosi në një botë më të gjerë”, duke cituar veçanërisht sfida të mëdha për sigurinë në nivel botëror, si “krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe i qenieve njerëzore”, të rënduar nga “teknologjitë e reja dhe nga dobësia e shteteve”.
“Pasiguria rritet me padrejtësinë”, deklaroi Ban, duke theksuar se Kombet e Bashkuara kanë ndërmarrë në vitin 2010 “34 veprime të ndryshme për të nxitur ndërmjetësimin dhe dialogun në botë”.
2011-02-05 11:47